Vaj i Fares Chia

Cfare eshte vaji i fares Chia?

Eshte nje vaj me ngjyrë te arte, i pasur me shume lende ushqyese. Ka nje arome te bute, te paster dhe te shijshme. Ky lloj vaji ka arritur te lere gjurme sepse eshte i pasur me permbajtjen yndyrore te omega-3. Vaji eshte prodhuar nga fara ushqimore e bimes se qujtur Salvia Hispanica. Ju gjithashtu mund ta perdorni kete lloj vaji per te gatuar, ne vend te vajrave jo te shendetshme. Vete permban sasi te larta te vajit, keshtuqe nuk eshte e domosdoshme qe te perdorni patjeter vajin ne vetvete per te marre perfitimet shendetesore. Farat Chia jane te pasura me fibra me nje arome neutrale, duke i bere ato te gjithanshme. Ju mund t’i bashkangjisni ato ne pijen tuaj te preferuar, nje sasi te vogel te tyre ne nje sallatë ose ne krye te gotes me kos.

Perafersisht 25 deri në 40% e fares se Chia perbehet nga vaji dhe rreth 60% e vajit perbehet nga acide yndyrore omega-3. Trupi juaj nuk eshte ne gjendje te prodhoje yndyrna omega-3, duke e bere te domosdoshme per ju qe t’i merrni ato nga dieta juaj. Gjithashtu ky lloj vaji permban nje sasi te konsiderueshme te antioksidanteve si polifenole dhe karotenoide qe mbrojne lekuren dhe qelizat tuaja. Sipas nje studimi te bere u zbulua se fara dhe vaji i Chia nxisin kolesterolin e shendetshem.