Vaj i Bajames

Vaji i Bajames eshte produkt europian bio dhe i certifikuar

Vaji i bajames eshte nje nga vajrat me te perdorur ne produktet kozmetike apo ne receta natyrale bukurie. Ne fakt ekzistojnë 2 lloje te vajit te bajameve: i embel dhe i hidhur, por vaji i embel eshte me i keshillueshem per perdorim, i pasur me acide yndyrore te shendetshme si acid oleic (omega-9) dhe acid linoleik (omega-6).

Menyrat e perdorimit te vajit te bajames jane te shumta qe nga aplikimi ne lekure apo ne floke dhe konsumi i tij. Gjithashtu ky vaj eshte i pasur me vitamina A, B dhe E, te cilat luajne nje rol kryesor ne shendetin dhe freskine e lekures. Por kujdes kur e blini, zgjidhni nje vaj natyral, te paster dhe te prodhuar ne temperature te ftohtë. Vaji i bajames eshte nje hidratues shume i mire per fytyren, i pershtatshem per cdo lloj lekure por kryesisht per ato te thata dhe mikse. Mjaftojne disa pika dhe masazhoni butesisht me ane te gishtave deri sa lekura ta thithe plotesisht dhe pa bllokuar poret. Ky vaj mund te perdoret edhe per te pastruar makeup-in. Mund ta perdorni ne te gjithe fytyren, per syte madje edhe per te hequr rimelin. Lyeni nje tampon pambuku dhe pastroni butesisht lekuren. Ka nje efekt mbreselenes ne reduktimin e rratheve te zinj, qeskave apo syve te fryre. Aplikojeni cdo nate para se te flini dhe do te mund te parandaloni edhe pucrat. Ndihmon ne reduktimin e shenjave te moshes si rrudhat e fytyres apo ato rreth syve. Ky vaj ka veti rivitalizuese dhe rinovon qelizat e lekures duke ju dhene nje pamje me te fresket e te re. Mund ta perdorni edhe si eksfoliues duke e perzier me sheqer. Eksfolimi i lekures duhet te behet 2 here ne jave per te pastruar lekuren e per te hequr qelizat e vdekura. Ky eshte nje eksfoliant natyral dhe shume efikas.