Vaji i fares se kungullit
Ju mund te mendoni se kungulli mund te perdoret si perberes per nje byrek te persosur apo edhe si nje objekt dekorativ, por kungulli ka edhe perdorime te tjera. Per shembull, vaji i kungullit ka disa perfitime shendetesore. Ky vaj ndihmon ne nxitjen e shendetit te zemres dhe shendetit urinar. Eshte plot me vitamina dhe perberes anti-inflamatore, se bashku me acidin linoleik dhe oleik. Perdorimi i farave te kungullit sjell shume perfitime per shendetin mendor. Farerat e kungullit jane perdorur tradicionalisht per te rritur disponimin dhe per te shmangur depresionin. Studimet kane treguar se ngrenia e farave te kungullit nga femijet me depresion sjell rezultate pozitive. Vaji i fares se kungullit sjell efekte pozitive ne rritjen e flokeve, veçanerisht te meshkujt. Nje studim zbuloi se meshkujt, te cilët moren 400 miligrame vaj te fares se kungullit çdo dite per 24 jave kishin 40% me shume rritje te flokeve sesa meshkujt e tjere në grupin placebo. Nuk u gjeten efekte anesore. Yndyrnat e ngopura nuk jane te mira per zemrat e shendetshme. Vaji i fares se kungullit eshte nje yndyre e pangopur, qe do te thote se eshte yndyre “e mire”. Yndyrnat e pangopura si vaji i kungujve mund te nxisin një zemer te shendetshme.