Vaj i Arres se Kokosit

Vaj Kokosi

Vaji i arres se kokosit ka vlera te shumta per shendetin e njeriut si ne profilaksi, ashtu edhe ne kurimin e mjaft semundjeve, vecanerisht per lekuren. Tashme nga mjekesia moderne ai konsiderohet si “vaji qe ben mrekulli”. Vaji i arres se kokosit eshte nje antioksidant i fuqishem, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, te cilat shkaktojnë plakje dhe degradim te organizmit ne pergjithesi.

Vaji i arres se kokosit perdoret si perberes baze ne industrine e kozmetikes per shume produkte si sapune, locione dhe kremra qe perdoren per kujdesin ndaj lekures. Gjithashtu ky lloj vaji ndihmon ne ngadalesimin e procesit te plakjes per shkak te vetive te tij te njohura antioksiduese.

Perdorimi: 
Vaji i arres së kokosit perdoret ne shume menyra. Karakteristika e tij unike eshte se ka nje temperature shkrirjeje te larte: ai shkrin ne temperaturën 25 grade Celsius. Kjo do te thote qe eshte ne trajte te ngurte ne temperaturë dhome. Per ta shkrirë ate zhysni ambalazhin e vajit te arres se kokosit ne nje enë me uje te ngrohte dhe ai do te shkrije pas pak çastesh.
Kujdes! Nuk duhet te vendoset ne mikrovale