7 perfitimet nga mjalti manuka, te vertetuara shkencerisht
| On Mar10,2015Manuka eshte nje lloj mjalti i lindur ne Zelanden e Re. Ky lloj mjalti prodhohet nga bletet qe pllenojne lulen e Leptospermum Scoparium (lloj i bimes qe i perket familjes Myrtaceae myrtle, lindur ne Australi dhe Zelanden e Re). Vlerat anti-bakteriale e diferencojne mjaltin manuka nga mjalti tradicional. Gjithashtu mjalti manuka sjell perfitime anti-virale, anti-inflamatore dhe antioksidante. Mjalti manuka tradicionalisht eshte perdorur per shërimin e plageve, per te qetesuar dhimbjen e fytit, parandalimin e prishjes se dhembeve dhe permiresimin e problemeve te tretjes.
7 perfitimet nga mjalti manuka jane:
- Mund te perdoret per sherimin e plageve dhe djegieve
- Permireson shendetin e gojes, mishrat e dhembeve etj
- Zbut dhimbjet e fytit
- Ndihmon ne parandalimin e ulceres se stomakut
- Ndihmon ne permiresimin e tretjes se ushqimit
- Trajton simptomat e fibrozes cistike (nje çrregullim i trasheguar qe demton mushkërite dhe mund te ndikoje ne sistemin e tretjes dhe organeve te tjera)
- Perdoret per trajtimin e akneve dhe baktereve ne lekure
Ky mjalte permban methylglioksil nga 30 deri në 550 mg per kg, i cili ka veti anti-bakteriale. Ne mjaltin e zakonshem ky numer varion nga 0-2 mg per kg.