Perfitimet nga vaji i fares Chia
| On Sep04,2014- Permireson funksionin e trurit
Yndyrnat Omega-3 ndihmojne ne ndertimin e membranave te qelizave te trurit, nxisin formimin e qelizave dhe reduktojnë inflamacionin e pergjithshem te trurit. Kjo ndihmon ne permiresimin e kujteses suaj dhe shpesh mund te mbroheni kunder disa crregullimeve te trurit, si depresioni dhe çmenduria.
- Redukton inflamacionin dhe dhimbjet e nyjeve
Vrapimi, ciklizmi, noti, ose cdo ushtrim tjeter, sjell nje lodhje ne nyjet tuaja. Dhimbja e nyjeve shpesh shoqerohet me inflamacion ne trup. Dhe ngrenia e ushqimeve me sasi te larte te Omega-6 pa plotësuar nevojat me Omega-3, con ne inflamacion shume me te madh. Ju mund te arrini raportin e duhur te Omega-3 ne Omega-6 nepermjet konsumimit te vajit te fares Chia.
- Mbeshtetje per zemren dhe sistemet kardiovaskulare
Eshte vertetuar se acidet yndyrore esenciale te Omega-3 jane thelbesore per shendetin e zemres. Ne fakt, këto yndyrna ndihmojne ne rrahjet e zemres ne ritmin e duhur per te shmangur ritmin e rrezikshem dhe potencialisht fatal, te crregullt qe shoqerohet me vdekje kardiake çdo vit. Nje luge caji ne dite nga vaji organik i fares Chia eshte e gjithcka qe ju duhet per te arritur nivelet optimale te marrjes se Omega-3.
- Omega-3 nga vaji i fares Chia mund te ndihmoje ne eliminimin e sindromes se syrit te thate
Sipas hulumtimeve me te fundit acidet yndyrore Omega-3 mund te fshijne sindromen e syve te thate. Sindroma e syrit te thatë prek deri ne 1/3 e popullsise ne bote dhe shkakton kruarje dhe ndjeshmeri ndaj drites. Nese nuk trajtohet kjo gje mund te demtoje pamjen dhe ne raste ekstreme shkakton verberi.
Vaji i fares Chia duhet te konsumohet ne mengjes, para ngrenies. Keshillohet te konsumoni nje luge çaji ne mengjes per te ndierë perfitimet gjate gjithe dites.