Vaji i Bajames
| On Nov12,2014Vaji i bajames ka veti sheruese ne kurimin e ekzemave, skuqjes, inflamacioneve apo çrregullimeve te tjera te lekures. Gjithashtu vaji i bajames zbut, hidraton dhe i jep shkelqim flokeve tuaj. Zevendesoni balsamin tuaj, i cili permban silikon apo kimikate te tjera me vajin natyral te bajames. Aplikoni disa pika ne majat e flokeve dhe shpelajini me uje te bollshem. Acidet yndyrore te pangopura qe ndodhen ne vajin e bajames, i zbusin floket duke penetruar thelle. Vaji i bajames vepron si mbrojtes ndaj faktoreve te jashtem si nxehtesia e thareses së flokeve. Masazhoni skalpin e kokes me vajin e bajames per te stimuluar rritjen e flokeve. Nje here ne jave perzieni vaj bajamesh me disa pika vaji esencial, masazhoni skalpin dhe mblidheni me nje peshqir te lagur me uje te ngrohte. Kjo sherben qe vaji te thithet me mire dhe me shpejt. Nje tjeter alternative per te parandaluar renien e flokeve eshte perzierja e vajit te bajames me vaj ulliri dhe vaj kastor ( vaj vegjetal, i perftuar nga farat e bimes kastor) ne sasi te barabarte. Vaji i bajames gjithashtu ndihmon ne trajtimin e zbokthit, duke e perdorur si maske. Ky lloj vaji eshte perfekt si balsam buzesh dhe i zbut ato. Mund te krijoni vete nje balsam natyral dhe mund ta mbani gjithmone me vete (perzieni vazeline + vaj bajamesh + vaj esencial).