Vaj Avokado

Vaji i avokados

Ndryshe nga frutat e tjera, avokado eshte nje frut i pazakonte. Ai eshte i pasur me yndyrna te shendetshme dhe shpesh perdoret per te prodhuar vaj. Vaji i avokados nuk eshte aq i njohur sa vaji i ullirit, por eshte po aq i shijshem sa ai. Vaji i avokados gjithashtu ka perfitime te shumta dhe eshte i pasur me antioksidante dhe yndyrna te shendetshme.

Disa nga perfitimet qe sjell vaji i avokados jane:

I. I pasur me acid oleik, nje yndyre shume e shendetshme

Vaji i avokados eshte vaj natyral i nxjerre nga tuli i nje avokadoje. Pothuajse 70% e vajit te avokados perbehet nga acidi oleik i shendetshem i zemres, nje acid yndyror omega-9. Ky acid yndyror eshte gjithashtu perberesi kryesor i vajit te ullirit. Perveç kesaj, rreth 12% te vajit te avokados e ze yndyra e ngopur dhe rreth 13% eshte yndyre e polinsaturuar (yndyra ne te cilen zinxhiri hidrokarbur permban dy ose me shume lidhje te dyfishta karbon-karbon).

II. Redukton kolesterolin dhe permireson shendetin e zemres

Disa studime kane dale ne perfundimin se vaji i avokados permireson shendetin e zemres.

III. Permban ne sasi te larte Lutein, nje antioksidant i dobishem per syte

Vaji i avokados eshte nje burim relativisht i mire i luteines, nje karotenoid qe gjendet natyrshem ne syte tane dhe funksionon si nje antioksidant qe permireson shendetin e syve. Ushqyerja me shume lutein mund te zvogeloje rrezikun e perdeve te syrit. Trupi yne nuk prodhon lutein, prandaj ne duhet ta marrim ate nga produkte te tilla si: vaji i avokados etj.

IV. Rrit absorbimin e lendeve ushqyese te rendesishme

Disa lende ushqyese kane nevoje per yndyre ne menyre qe te absorbohen nga trupi juaj. Midis tyre jane edhe antioksidantet karotenoide, te cilet janë pigmente te gjetura ne shume ushqime bimore. Megjithate, frutat dhe perimet e pasura me karotenoide kane permbajtje te ulet yndyre. Nje studim zbuloi se shtimi i vajit te avokados ne nje sallate me karrota, marule dhe spinaq rrit mundesine per marrjen e karotenoideve. Sipas studimit rritja ishte e konsiderueshme, ose 4.3 deri ne 17.4-fish, kur krahasohej me nje sallate pa yndyre.

V. Mund te reduktoje simptomat e artritit

Artriti eshte nje semundje qe perfshin inflamacion te dhimbshem te nyjeve. Eshte shume e zakonshme dhe prek miliona njerez ne mbare boten. Osteoartriti eshte forma me e zakonshme e artritit. Ajo eshte e lidhur me ndarjen e kercit ne nyje. Studime te shumta kane zbuluar se ekstraktet nga avokado dhe vaji i sojes mund te zvogelojne dhimbjen dhe ngurtesine e lidhur me osteoartritin. Ekstrakti eshte vecanerisht i dobishem pëe njerezit qe kane osteoartrit ne gju.