Disa gjera qe duhet te dini per cajin matcha
| On Dec01,2014
-
Ofron perfitime shendetesore
Meqenese matcha prodhohet nga nje lloj caji me cilesi te larte ofron me shume vlera ushqyese sesa caji i zakonshem jeshil. Pervec sasive te vogla te vitaminave dhe mineraleve, matcha eshte e pasur edhe me antioksidante te quajtur polyphenols, te cilet jane nje mbrojtje e mire kunder semundjeve te zemres dhe kancerit, rregullojne sheqerin ne gjak, zvogelojne presionin e gjakut dhe e ruajne trupin nga plakja. Ne matcha gjendet nje tjeter antioksidant polyphenols i quajtur EGCG, per te cilin kerkimet shkencore kane zbuluar se nxit metabolizmin dhe ngadaleson ose ndalon rritjen e qelizave te kancerit.
-
Tradicionalisht perfshin meditimin
Nese caji matcha pihet rregullisht do te rriten antioksidantet qe ai ofron. Keto antioksidante ndikojne edhe ne procesin e meditimit, i cili sjell nje sere perfitimesh. Zvogelohet kortizoli (nje hormon stresi i njohur per te nxitur oreksin dhe rritjen e yndyres se barkut), inflamacion i ulet (nje shkaktar i njohur i plakjes dhe semundjes se parakohshme), frenon ngrenien impulsive, ul presionin e gjakut si dhe rrit vetebesimin e dhembshurine.
-
Permban kafeine
Meqenese duke pire cajin matcha konsumoni gjethe te tera, ju mund te merrni tre here me shume kafeine. Perdoruesit e cajit matcha thone se krahasuar me kafeinen nga kafeja, matcha krijon nje “qetesi vigjilente” per shkak te nje substance natyrale qe permban, e quajtur l-theanine, e cila shkakton relaks pa pergjumje.
-
Pluhuri mund te jete i embel dhe cilesia mund te ndryshoje
Shija e cajit matcha eshte si dicka e forte. Disa njerez e pershkruajne ate si shije bari ose spinaqi. Pavaresisht kesaj, caji matcha mund te jete i embel per te permiresuar aromen e tij. Ekspertet e cajit gjithashtu theksojne se cilësia eshte kryesore per cajin matcha dhe kjo vjen me nje kosto. Me fjale te tjera, matcha eshte nje caj me cilesi te larte, i fresket dhe i paster.
-
Mund te perfshihet ne vaktet ushqimore
Caji matcha perdoret jo vetem si nje pije, por edhe si një perberes ne pjatat e embla dhe ato pikante.